• Lajmet
  • ISO 50001:2018 Certifikimi i sistemit për menaxhimin e energjisë

ISO 50001:2018 Certifikimi i sistemit për menaxhimin e energjisë

Sot, kur nevojat për energji janë gjithnjë në rritje, përdorimi efikas i energjisë në bazë të sistemit për menaxhimin e energjisë ISO 50001, mund të zbatohet në çdo sektor dhe për të gjitha llojet e bizneseve, si të vogla, si të mëdha, të cilat mund të integrohen në sistemet e tjera të menaxhimit apo mund të zbatohet si një sistem i vetëm i menaxhimit. Sistemi për menaxhimin e energjisë përcakton politikën energjetike të organizatave, caktimin e objektivave dhe synimeve në kuadër të programit për menaxhimin e energjisë në përputhje me konsumin e energjisë e cila bazohet në ofrimin e përmirësimit sipas vlerësimin të performancës së sistemit për menaxhimin e energjisë.

Sistemi i menaxhimit të energjisë ISO 50001:2011  është i përshtatshëm për çdo organizatë pa marrë parasysh madhësinë, lokacionin gjeografik apo industrinë. Emetimet intenzive të gazit serrë të lidhura me energjinë mund të kenë detyrime ligjore ashtu që mund të përballohen me agjenci që kanë interesa direkte. 

Standardi  ISO 16001 është larguar nga botimi, ku është azhurnuar dhe publikuar si ISO 50001.